MI-ja publikon orarin për paraqitjen e testit teorik për patentë shoferë

MI-ja publikon orarin për paraqitjen e testit teorik për patentë shoferë

16:07, 16/03/2021

Ministria e Infrastrukturës, departamenti për Patentë Shofer ka publikuar orarin për paraqitjen e e provimit teorik për kategorinë “B”.

Sipas njoftimit thuhet se për shkak të numrit të madh të kandidatëve të krijuar në Njësinë Regjionale të Patentë Shoferit në Prishtinë, paraqitja e provimit teorik do të bëhet sipas shkronjave të para të mbiemrit.

“Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: A, B, C testin Teorik mund ta paraqesin nga data 17.03.2021. Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: Ç, D, DH, E, Ë testin Teorik mund ta paraqesin nga data 18.03.2021, e kështu më radhë”, thuhet në njoftim.

Më poshtë keni njoftimin e plotë:

Për shkak të numrit të madh të kandidatëve të krijuar në Njësinë Regjionale të Patentë Shoferit në Prishtinë, po ju njoftojmë lidhur me orarin e paraqitjes së kandidatëve për provim Teorik ( Test ), kategoria “B” si në vijim ;

• Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: A, B, C testin Teorik mund ta paraqesin nga data 17.03.2021.

• Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: Ç, D, DH, E, Ë testin Teorik mund ta paraqesin nga data 18.03.2021.

• Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: F, G, GJ testin Teorik mund ta paraqesin nga data 19.03.2021.

 

 Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: H, I, J testin Teorik mund ta paraqesin nga data 22.03.2021.

• Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: K, L, LL, M testin Teorik mund ta paraqesin nga data 23.03.2021.

• Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: N, NJ, O, P testin Teorik mund ta paraqesin nga data 24.03.2021.

• Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: Q, R, RR, S, SH testin Teorik mund ta paraqesin nga data 25.03.2021.

 

• Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: T, TH, U, V testin Teorik mund ta paraqesin nga data 26.03.2021.

• Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: X, XH, Y, Z, ZH testin Teorik mund ta paraqesin nga data 29.03.2021.

Paraqitjen e provimit e bënë kandidtati ose ndonjëri nga anëtarët e familjes (babai, nëna,, motra, vllai, djali, vajza, bashkëshorti ose bashkëshortja), kandidati ose ndonjëri nga anëtarët e familjes me rastin e paraqitjes së provimit duhet të prezentoj letërnjoftimin, sipas Udhëzimit Administrativ NR. 14/2017. Së shpejti do t’ju njoftojmë edhe për datën e fillimit të testit teorik për kategoritë tjera. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco