Mashtroi me çmimet, dënohet marketi kosovar

Mashtroi me çmimet, dënohet marketi kosovar

13:46, 16/03/2021

Rasti i mashtrimit me çmime nga Viva Fresh Store i denoncuar para dy ditësh publikisht nga gazetari Arsim Halili, ka marrë përgjigje nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë .

Halili përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se marketi "Viva Fresh Store" është gjobitur nga Departamenti per Mbrojtjen e Konsumatorit nga MTI.


"Jam i inkurajuar që ky insitucion paska vendosur shpejtë dhe me efikasitet lidhur me ankesën e parashtruar për mashtrim dhe vjedhje ndaj qytetarëve nga supermarketet.
Ndonëse shuma e dënimit është tepër simbolike ndaj kompanisë në raport me dëmin që u shkaktohet konsumatorëve, megjithatë është një hap pozitiv se gjërat mund të shkojnë në drejtim të duhur me një aktivizëm më të madh qytetar të denoncimit të rasteve të tilla që janë bërë dukuri e shëmtuar e plaçkitjes së qytetarëve" ka shkruar Halili

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco