Përfundoi mandatin britaniku në Njësinë e Inteligjencës në ATK

Përfundoi mandatin britaniku në Njësinë e Inteligjencës në ATK

19:08, 12/03/2021

Zëvendësues drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj,  ka takuar ekspertin nga Britania e Madhe Leslie Green, i cili ishte pjesë e Administratës Tatimore të Kosovës për dy vite. 

Green, ka ndihmuar Departamentin për Hetime Tatimore dhe Intelegjence-ATK, në parandalimin, zbulimin dhe luftimin e  krimit financiar dhe ekonomik.

Gjatë takimit në zyrat e DHTI-së, drejtori Hysenaj falënderoj Green për kontributin e dhënë në krijimin e njësisë së inteligjencës brenda Departamentit të Hetimit Tatimor, si dhe mekanizmat e krijuar për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale dhe pastrimin e parave. Ai po ashtu theksoj se avancimet të cilat janë bërë në këtë drejtori,  e cila ka shumë impakt në uljen e nivelit të shmangjes tatimore, si dhe hetimin e rasteve të dyshuara, do të japin rezultate për vite me radhë.

E nga ana tjetër, eksperti i projektit për zbulim dhe luftim të krimit financiar dhe ekonomik Lesli Green, tha se ka pas kënaqësi për punën që ka bërë,  pasi që ka punuar me një staf i cili ka qenë shumë profesional dhe bashkëpunues. 

Ai njëherit,  përmendi se projekti në fjalë ka  pajisur dhe trajnuar ATK-në, Doganat, njësinë e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe NjIF-in, me softuer special të inteligjencës dhe mjete të hetimit financiar, të cilat kanë përmirësuar kapacitetet e tyre hetimore dhe bashkëpunimin e tyre me njëri-tjetrin.

Në shënjë falënderimi për gjithë punën e bërë dhe mbështetjen e dhënë, drejtori Hysenaj i dha një mirënjohje Green, përmes së cilës ATK çdoherë do të mbesë mirënjohëse ndaj Britanisë së Madhe e në veçanti Green.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco