Bletarja nga Mazgiti e shet mjaltin përmes rrjeteve sociale

Bletarja nga Mazgiti e shet mjaltin përmes rrjeteve sociale

18:09, 12/03/2021

Kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari e cila ka fituar dhe një manda si deputet në Kuvendin e Kosovë ka realizuar vizitën e radhës në fshatin Mazgit, të Obiliqit.

"Nëse mbajmë fokusin e qartë tek përparësitë e natyrës dhe vullneti për punë i qytetarëve tonë, Kosova shumë shpejt do të jetë një vend me perspektivë dhe i zhvilluar", tha Kusari. 

Ajo shtoi se një model i punës dhe iniciativës individuale të gruas punëtore është edhe ai i Xhemile Krasniqit nga fshati Mazgit i komunës së Obiliqit. Xhemilja disa vite më parë me iniciativën e saj filloi kultivimin e bletëve të mjaltit si dhe mbolli 200 trupa lajthi dhe 200 pemë tjera.

Sipas saj në këtë mënyrë ajo kultivon bletët dhe ju mundëson polenin nga behari i pemëve të mbjella.  

"Xhemile Krasniqi gjithashtu  drejton Forumin e Gruas në Lidhjen e Bletarëve të Kosovës, dega në Obiliq, ndërsa synon edhe ngritjen e numrit të grave të komunës së Obiliqit të cilat merren me kultivimin e bletëve",tha Kusari. 

Ajo shtoi se shitjen e mjaltit dhe lajthive, ajo e ka realizuar kryesisht përmes rrjeteve sociale, ndërsa, siq deklaron ajo, Qeveria e re duhet të ketë fokus krijimin e mekanizmave për ndihmë grave fermere. 

Barazia në shoqëri arrihet vetëm kur të gjitha vajzat dhe gratë arrijnë të realizojnë synimet e veta për pavarësim të plotë dhe iniciativa me vlerë për veten, familjet dhe shtetin e tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco