Këto janë lehtësirat për bizneset nga Komuna e Prizrenit

Këto janë lehtësirat për bizneset nga Komuna e Prizrenit

16:55, 12/03/2021

Komuna e Prizrenit mbajti debat publik me përfaqësuesit e bizneseve dhe organizatave të ndryshme jo-qeveritare, ku është bërë prezantimi i "Draft- rregullores së re për taksa dhe tarifa komunale", përmes së cilës synohet thjeshtëzimi i procedurave administrative për qytetarë dhe biznese.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka deklaroi se nëpërmjet kësaj rregulloreje të re, e cila pas konsultimeve publike do ta dërgohet në Kuvend Komunal për votim, pos tjerash do të mundësohen këto çështje.

Heqja e taksës vjetore për ushtrimin e veprimtarisë afariste për të gjitha kategoritë e bizneseve 
(përmes së cilës komuna e Prizrenit do të bëhet komuna e parë në Kosoë që iliron bizneset e saj nga kjo barrë financiare)/

Thjeshtëzimi dhe pezullimi i procedurave që nuk kanë bazë ligjore.

Ulja e tarifave të procedurave të ndryshme administrative.

Po ashtu kryetari Haskuka theksoi se sipas analizave fillestare që janë bërë së bashku me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), kursimi financiar i qytetarëve dhe bizneseve të komunës së Prizrenit do të jetë rreth 270.000 euro në vit. 

Gjatë këtij debati publik, kryetari Haskuka, drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari, drejtoresha e Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa, Leonora Çerreti, po ashtu morën sugjerimet e pëfaqësuesve të bizneseve dhe të OJQ-ve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco