Raporti i PE-së kërkon mbylljen e termocentralit 'Kosova A'

Raporti i PE-së kërkon mbylljen e termocentralit 'Kosova A'

15:45, 12/03/2021

Raporti i Parlamentit Evropian për Kosovën ka dhënë shumë kritika rreth menaxhimit të sektorit të ambientit dhe energjisë.

Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, është shprehur shumë e brengosur për burimin e shumicës së energjisë nga qymyri. Sipas saj Kosova duhet ta rrisë qëndrueshmërinë e sektorit të saj të energjisë duke krijuar një  llojllojshmëri të burimet e saj të energjisë.

Ajo ka thënë se Kosova duhet të heqë të gjitha planet për subvencionimin e qymyrit dhe të decentralizojë prodhimin e energjisë së ripërtëritshme.

“U bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të përmbushin zotimin e tyre për mbylljen dhe çaktivizimi e termocentralit Kosova A; mirëpret gatishmërinë e Komisionit Evropian për të ndihmuar Qeverinë e Kosovës në këtë proces si financiarisht ashtu edhe teknikisht”, thuhet në raport.

Pos të tjerash, Von Cramon është shprehur e shqetësuar për numrin e vdekjeve të parakohshme për shkak të ajrit të ndotur.

Von Vramon përmes raportit i bën thirrje Kosovës për sjellje vlerësimet e ndikimit në mjedis në përputhje me standardet ndërkombëtare, dhe të miratojë masat e nevojshme për të ruajtur dhe mbrojtur zonat e ndjeshme ndaj mjedisit.

Gjithashtu raportuesja në raportin e PE është shprehur e shqetësuar për sasinë e ulët të burimeve ujore që ka Kosova në dispozicion. Ajo ka bërë thirrje që institucionet të respektojnë zonat e veçanta natyrore dhe të mbrojtura kur planifikojnë hidrocentralet për të mos vënë në rrezik qëndrueshmërinë e furnizimit me ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco