Bill Gates kundër investimeve në Bitcoin

Bill Gates kundër investimeve në Bitcoin

10:13, 12/03/2021

Bill Gates është një nga njerëzit më të pasur në botë dhe një kundërshtar i hapur i ndryshimit të klimës.

Në një intervistë për New York Times dhe CNBC-në Gates foli kundër bitcoinit duke cituar dëmet mjedisore të shkaktuara nga kriptovalutat, raporton businessinsider.

“Bitcoin përdor më shumë energji elektrike për çdo transaksion sesa çdo metodë tjetër e njohur për njerëzimin”, tha Gates duke shtuar se, “Nuk është një gjë e shkëlqyeshme për klimën”.

Sidoqoftë, ai shtoi se përdorimi i energjisë së bitcoin mund të jetë i pranueshëm nëse përdoret energjia e gjelbër.

 

Gates sqaroi se nuk i sheh ndryshimet klimatike dhe bitcoinin e “lidhë ngushtë”, dhe e etiketoi veten si “skeptik të bitcoinit”, duke përmendur preferencën – investime në “produkte” si vaksinat e malaries dhe fruthit sesa kriptovalutat.

Kriptomonedhat janë bërë një fajtori kryesor për konsumin e energjisë, me rrjetin botëror të bitcoin duke përdorur aq energji sa e gjithë Irlanda në vitin 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco