'Qeveria e ardhshme nuk duhet të ndihmojë të gjitha bizneset njëjtë'

'Qeveria e ardhshme nuk duhet të ndihmojë të gjitha bizneset njëjtë'

22:54, 11/03/2021

Njohësit e çështjeve ekonomike janë shprehur kritikë me efektet e deritanishme që kanë pasur pakot e rimëkëmbjeve ekonomike. Ata i bëjnë thirrje qeverisë së ardhshme që të mësojë nga gabimet e qeverisë aktuale duke dalë me një plan konkret për zhvillim.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë se qeveria duhet të ndihmojë bizneset dhe qytetarët që kanë humbur punën si pasojë e efekteve të pandemisë.

“Pakot për të ndihmuar ndërmarrjet apo punonjësit e goditur nuk kanë qenë adekuate pasi që nuk kanë adresuar në mënyrë proporcionale ndikimin që pandemia ka pasur…Është e rëndësishme që të vazhdohet me investimet e planifikuara kapitale pasi që kjo është njëra nga mënyrat se si rrjedh paraja për bizneset të cilat natyrisht se duhet të ruajnë vendet e punës…Duhet të vazhdohet me masa përkrahëse për ata persona që kanë humbur vendet e punës në pandemi”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arian Zeka.

Për hulumtuesin e Institutit Riinvest, Visar Vokrri, pakoja e ardhshme ekonomike nuk duhet të jetë gjithëpërfshirëse por selektive, përcjell Telegrafi.

“Të shihen efektet reale në ekonomi me pakon e ardhshme. Të mos ketë gjithë përfshirje siç ka ndodhur deri më tani. Të ketë një qasje me selektive dhe ndihma të bëhet te sektorët më të prekur”.

Si pasojë e pandemisë, Kosova pritet të ketë rënie ekonomike nga 7-8%./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco