Diskutohet për prioritetet e ekonomisë dhe sfidat e përballimit të pandemisë

Diskutohet për prioritetet e ekonomisë dhe sfidat e përballimit të pandemisë

15:26, 10/03/2021

Kosova përmbylli një cikël të suksesshëm të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlametare të cilat u mbajtën me 14 shkurt, 2021. Këto zgjedhje nxorrën një rezultat i cili jep përgjegjësi të plotë qeverisë në ardhje për të vendosur prioritetet zhvillimore dhe ekonomike për tejkalimin e situatës aktuale të krijuar nga pandemia si dhe për të përcaktuar strukturen e re ekonomike të vendit.

Për të ofruar mundësinë e dialogimit të hapur dhe për të dëgjuar propozimet e përfaqësuesve të bizneseve, subjekti Alternativa i cili në legjislaturën e tetë do të jetë i përfaqësuar në Kuvendin e Republikës nga kryetarja Mimoza Kusari – Lila, organizon serinë e tryezave për temat me rëndësi për qeverisjen e ardhëshme.

Serinë e tryezave e fillojmë nesër, 11 Mars, ora 16:30, me temën: "Prioritetet e ekonomisë së Kosovës dhe sfidat e përballimit të pandemisë". 

Panelistë në këtë tryezë janë: Arian Zeka - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Astrit Pangjaj - Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Saxhide Mustafa - Forumi Ekonomik i Grave 
Uranik Begu - Qendra Inovative e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco