Basha në SYRI TV: Strategjia, si do të hapim 110 mijë vende pune në Shqipëri

Basha në SYRI TV: Strategjia, si do të hapim 110 mijë vende pune në Shqipëri

19:20, 10/02/2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një intervistën për Syri Tv për gazetarin Ermal Rizai, ku në fillim ka shpjeguar straegjinë se si do të happen 110 mijë vende pune në Shqipëri

Ermal Rizaj: Zoti Basha, shumë faleminderit që pranuat këtë intervistë për Syri televizion!

Lulzim Basha: Kënaqësi!

Ermal Rizaj: Ju keni disa ditë që keni prezantuar planin ekonomik në kuadër të zgjedhjeve parlamentare, sa i zbatueshëm është ky plan dhe cilat janë kostot dhe benefitet për ekonominë shqiptare?

Lulzim Basha: Qëllimi i planit është shumë i qartë, 110 mijë vende të reja pune do të mundësohen vetëm kur Shqipëria të mundësojë një klimë biznesi, ku biznesi vendas dhe i huaj të investojë dhe të hap vende pune. Kjo sot është e pamundur. Hapi i parë, është largimi i Ramës. Hapi i dytë, është ulja e taksës. Taksa 9% do të thotë më shumë para për xhepat e shqiptarëve, do të thotë më shumë para për të investuar si për investitorët e huaj dhe investitorët e brendshëm.

Por, po kështu ne do të mbështesim me kredi dhe grante speciale biznesin artizanal, do të mbështesim të rinjtë që kërkojnë sipërmarrjet e tyre, do të krijojnë pra një klimë biznesi e cila do të mundësojë mbi të gjitha që çdokush që ka talentin, ka dëshirën, ka vullnetin të ndërtojë një sipërmarrje apo të fuqizojë sipërmarrjen që ka duke punësuar më shumë shqiptarë, ta ketë qeverinë në krah dhe jo kundër siç është rasti sot.

Ermal Rizaj: Tek taksa e sheshtë 9% ka pasur replika mes jush por edhe zotit Rama edhe mes përfaqësuesve të tjerë të mazhorancës, sa i redukton të ardhurat e buxhetit të shtetit kalimi në këtë taksë?

Lulzim Basha: Është fare e qartë dhe Shqipëria shembull se si ku ka taksë të sheshtë të ardhurat e shtetit shtohen, përgjigja është fare e thjeshtë sepse me taksën e sheshtë formaliteti shtohet. Pra shqiptarët e kanë provuar tashmë se sa herë rriten taksat, ulen të ardhurat sepse shumë ndërmarrje krijojnë bilance të dyta. Me taksën e sheshtë 10% ne arritëm të mblidhnim 1.6 miliardë dollarë më shumë në dy vite dhe këto para i investuam për të rritur pensionet për të ndërtuar infrastrukturë, për të ndërtuar rrugë, për të përmirësuar jetën edhe cilësinë e shqiptarëve, për të rritur mirëqenien e tyre.

Ndaj taksa 9% do të ketë një funksion, rritjen e mirëqenies së shqiptarëve përmes dy mënyrave kryesore që do të thotë në radhë të parë më shumë para në xhepat e tyre që sot Edi Rama j’ua merr dhe u’a jep oligarkëve, monopoleve, koncesioneve dhe së dyti më shumë para për bizneset që të investojnë dhe investimi i bizneseve përkthehet në punësim, përkthehet në vende pune. Pra gjithçka është e zbatueshme dhe tërësisht e arritshme, është pjesë dhe fryt i një plani të mirëmenduar dhe të punuar me kujdes dhe në bashkëpunim e me dialog me biznesin, sipërmarrjen, me biznesin e vogël e të mesëm, me investitorët e huaj prej më shumë se dy vitesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco