Grafika/Ja cilat janë pagat minimale në 21 vende të BE-së

Grafika/Ja cilat janë pagat minimale në 21 vende të BE-së

16:12, 10/02/2021

Shumë njerëz janë të interesuar të shkojnë për të jetuar dhe punuar në vendet e Bashkimit Evropian për shkak të kushteve më të mira për jetesë dhe pagave më të larta. Por cila është paga minimale në këto shtete?

Përmes një grafiku, Radio Evropa e Lirë i ka publikuar pagat minimale në 21 shtete të Bashkimit Evropian, ndërsa gjashtë vende të këtij blloku nuk kanë pagë minimale zyrtarisht. Këto vende janë Italia, Austria, Danimarka, Suedia, Finlanda dhe Qiproja.

Sipas agjencisë evropiane për statistika, Eurostat, pagën minimale më të lartë nga 21 vendet e ndodhura në listë e ka Luksemburgu, 2.2.02 euro. Pas tij vijnë Irlanda me 1.724 euro pagë minimale dhe Holanda me 1.685 euro.

E katërta është Belgjika me 1.626 euro, ndërsa e pesta Gjermania me 1.614 euro. E gjashta është Franca me 1.555 euro, e shtata Spanja me 1.108 euro, ndërsa më pas vijnë Sllovenia, Malta dhe Portugalia.

Pesë vendet e BE-së që ndodhen në fund të listës sa i përket pagës minimale janë Bullgaria me 332 euro, Hungaria me 442 euro pagë minimale, Rumania me 458 euro, Letonia me 500 euro pagë minimale dhe Kroacia me 563 euro.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco