ATK-ja zbulon mall  pa origjinë e munges stoqesh  mbi 1 milionë euro

ATK-ja zbulon mall pa origjinë e munges stoqesh mbi 1 milionë euro

16:44, 09/02/2021

Intensiteti i aktiviteteve të Administratës Tatimore, është rritur dukshëm për muajin e parë të këtij viti, deri me datë 31 janar janë kryer 3 mijë e 355 vizita tek bizneset, ku si rezultat i tyre janë lëshuar 130 gjoba për gjetjet e konstatuara nga inspektoret tatimor në teren.

Po ashtu, nga vizitat e realizuar është konstatuar mall pa origjinë, si dhe mungesë në stoqe në vlerë 1.1 milion euro.

Përveç vizitave, inspektorët tatimor kanë përfunduar 78 kontrolle tek bizneset, të cilat janë identifikuar nga moduli i analizës së riskut. Tatimi shtesë nga këto kontrolle të kryera është 1.6 milion euro, ndërsa kreditimi i zbritur është afro gjysmë milion euro, kurse humbja zbritur e konstatuar me kontroll është 1.6 milion euro.

ATK do të vazhdoj me zbatimin e planeve operative, me qëllim të identifikimit të të gjitha rasteve të shmangieve tatimore, andaj i bëjmë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i përmbushin obligimet e tyre tatimore, në mënyrë që mos të jenë objekt i ndëshkimeve të parapara me Legjislacionin Tatimor në fuqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco