Kërkohet promovimi dhe avancimi i prodhimeve Made in Kosova

Kërkohet promovimi dhe avancimi i prodhimeve Made in Kosova

13:09, 09/02/2021

Partneriteti për Zhvillim Ekonomik organizoi sot takim me  bartësit e listës së VV-së, Albin Kurti dhe  Vjosa Osmani.

Qëllimi i takimit është informimi me Planin Ekonomik që VV-ja ka përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme dhe që parashohin të implementojnë në rast të formimit të qeverisë, e ku Partneriteti për Zhvillim Ekonomik diskutoi për nevojat e sektorëve që përfaqësojnë.

Partneriteti për Zhvillim Ekonomik është iniciativë e cila ka për qëllim të avokoj për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit tonë, e në veçanti të sektorëve të cilët i përfaqësojmë si organizata.

Si objektiv kryesor  i këtij partneriteti është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i vendit tonë. Por edhe inicimi i ndryshimeve në politikat dhe ligjet të cilat rrisin konkurrueshmërinë e kompanive vendore dhe promovojnë  dhe avancojnë prodhimet dhe shërbimet Made in Kosova.

Për shkak të pandemisë të pranishëm ishin një numër i kufizuar i prodhuesve, mirëpo ngjarja u përcoll drejtpërdrejtë në rrjetet sociale të gjitha organizatave pjesë të Partneritetit për Zhvillim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco