MTI-ja, premton mbështetje për prodhuesit vendës

MTI-ja, premton mbështetje për prodhuesit vendës

14:06, 08/02/2021

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha ku biseduan për mbështetjen e prodhuesve vendorë sipas masave të Qeverisë së Kosovës për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ministri e informoi drejtorin Panxha se MTI-ja e ka formuar Grupin Punues, që do të përgatisë planin dhe kriteret sektoriale për zbatimin e masave specifike për ndarjen e mjeteve buxhetore sipas masave të qeverisë.

Në kuadër të këtyre masave, ministrit Krasniqi, potencoi se subvencionimi i prodhuesve vendorë, që janë prekur nga pandemia, institucionet e Republikës së Kosovës, respektivisht Qeveria e Kosovës ka ndarë 5 milionë euro, ku Ministria e Tregtisë dhe Industrisë  do t’i koordinojë dhe do t’i menaxhojë këto fonde për t’i mbështetur prodhuesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco