Matematika e programit të Rimëkëmbjes së PDK-së, shkatërruese për shtetin

Matematika e programit të Rimëkëmbjes së PDK-së, shkatërruese për shtetin

10:54, 08/02/2021

Agron Demi nga Instituti GAP, ka kritikuar programin ekonomik të paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës pak para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Demi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo matematikë e programit të rimëkëmbjes është shkatërruese për shtetin.

"Shyqyr që ky program nuk po duket që ka me pas gjasa për t'u realizu" ka shkruar Demi.

Argumenti i Demit:

 

Matematika e programit të Rimëkëmbjes së PDK:
- rritje 40% të pensioneve të moshës (+58.8 mil.€ në vit);
- rritje 35% të pensioneve kontributdhënëse (+43 mil.€ në vit)
- rritje nga 130 në 300 euro (76%) të pensioneve të veteranëve plus mos me ja ndalë pensionin veteranëve që kanë kontratë pune (+95 mil.€ në vit).
_____________________________________
+196 mil. € më së paku për subvencione sociale, çka do ta qonte në 687 mil.€ faturën për subvencione sociale.
Plus premtime për rritje të pagave në arsim e shëndetësi, e ulje të tatimeve. QYSH rimëkëmbet shteti kështu?!
Premtime si këto e kanë shkatërru shtetin. Shyqyr që ky program nuk po duket që ka me pas gjasa për t'u realizu.
P.S. Së paku PDK e ka publiku programin, për dallim prej partive tjera të cilat ende nuk kanë publikuar programin e shkruar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco