Ambasadorja finlandeze impresionohet me punën në fabrikën e kafes

Ambasadorja finlandeze impresionohet me punën në fabrikën e kafes

12:42, 04/02/2021

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall së bashku me drejtorin ekzekutiv të Klubit të Prodhuesve Astrit Panxha vizituan kompaninë Devolli Coorporation, përkatësisht fabrikën e kafes.

Ata kanë panë nga afër linjat super moderne të prodhimit, ku së shpejti do të lëshohet në prodhim një nga linjat më të mëdha të prodhimit të kafes në Evropë, me 42 mijë tonë. 

Ambasadorja Pia Stjernvall u nda e kënaqur shumë nga vizita në këtë kompani, ku pa që produketi i kafes së kësaj kompanie është një nga brendet e cila veçohet për nga shërbimet, furnizimi dhe distribuomi i produkteve, e që mundëson konsumatorëve që t’i kenë në dispozicion produktet me kualitetin më të mirë të mundshëm.

Njëherazi, Finlanda është konsumuesi më i madh i kafesë për kokë banori në botë, me rreth 12 kg në vit. Finlanda importon pothuajse të gjithë kafenë e saj direkt nga vendet në zhvillim, me Brazilin si furnizuesin kryesor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco