3 milionë euro ka ndarë qeveria për t’i mbështetur  gastronomët

3 milionë euro ka ndarë qeveria për t’i mbështetur gastronomët

14:49, 02/02/2021

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, priti në takim përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Shoqatës së Gastronomeve, Unionit të Turizmit të Kosovës dhe Odës Ekonomike, ku biseduan për mbështetjen e këtyre sektorëve sipas masave të Qeverisë së Kosovës.

Me këtë rast, ministri Krasniqi i informoi përfaqësuesit e këtyre sektorëve se në bazë të vendimit të Qeverisë, nr.06/58, për subvencionimin e sektorëve të gastronomisë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e ka formuar Grupin punues, që do të përgatisë planin dhe kriteret sektoriale për zbatimin e masave specifike për ndarjen e mjeteve buxhetore për ta zbatuar Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021 të Qeverisë së Kosovës.

Sipas ministrit Krasniqi, subvencionimi i këtyre sektorëve të prekur nga vendimet e qeverisë për ndalimin e aktivitetit afarist për shkak të masave anti-Covid 19, Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për t’i mbështetur këta sektorë në zhvillimin e aktivitetit afarist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco