Ministria e Infrastrukturës planifikon mbi gjysmë milioni euro në dy projekte në Istog

Ministria e Infrastrukturës planifikon mbi gjysmë milioni euro në dy projekte në Istog

13:03, 02/02/2021

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum për financimin e disa projekteve infrastrukturore në Komunën e Istogut, me kryetarin Haki Rugova.

 

Ministri Abrashi tha se në Komunën e Istogut, Ministria e Infrastrukturës do të investojë në dy projekte infrastrukturore,  në vlerë prej gjysmë milioni euro, që do të shërbejnë në kompletimin e infrastrukturës së kësaj komune.
 
Rregullimi i rrugës në qendër –Gurrakoc, vlera 207 mijë euro dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore tek Burimi i Istogut, në vlerë prej 290 mijë euro, janë dy projekte që do të realizohen në Istog.
 
Ministria e Infrastrukturës ka pothuajse në të gjitha komunat projekte të reja që janë parapa për vitin 2021.?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco