Sa do t’i kushtojë Kosovës regjistrimi i popullsisë?

Sa do t’i kushtojë Kosovës regjistrimi i popullsisë?

11:51, 02/02/2021

Regjistrimi i popullsisë, Kosovës do t’i kushtojë rreth 12 milionë euro apo rreth 6.5 euro për person.

Kosova është duke u përgatitur ta bëjë regjistrimin e popullsisë, ani pse kjo fillimisht ishte planifikuar të bëhej gjatë këtij viti.

Drejtori i statistikave sociale në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati,  ka thënë se është e pritshme që regjistrimi të bëhet në muajin prill të vitit 2022.

 

“Ende nuk është caktuar data e saktë e regjistrimit të popullsisë, derisa bazuar në zhvillimet me pandeminë COVID-19 dhe zgjedhjet lokale, që pritet të mbahen në muajin tetor 2021, regjistrimi i pritshëm do të jetë prilli i vitit 2022. Kosto do të jetë rreth 12 milionë euro”, tha Kastrati për Sinjalin.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011. Nga ky regjistrim, numri i popullsisë rezidente në Kosovë sipas të dhënave të ASK-së ka qenë 1,820,631 banorë./Sinjali

Në regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive shtëpiake në Kosovë, duhet të punësohen rreth 2,500-7,600 regjistrues, rreth 350-400 mbikëqyrës si dhe rreth 40-50 trajnues apo instruktorë.

Në dekadën e fundit, më shumë se 220 mijë qytetarë të Kosovës kanë lëshuar vendin, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco