Subjektet politike shpalosin ofertat e tyre para Klubit të Prodhuesve

Subjektet politike shpalosin ofertat e tyre para Klubit të Prodhuesve

15:26, 01/02/2021

Me qëllimi të informimit për së afërmi me Planin Ekonomik të subjekteve politike kanë përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme, Klubi i Prodhuesve të Kosovë po vazhdon takimet e partneritetit për zhvillim ekonomik me kandidatë e subjekteve politike.

Gjatë ditës ata kanë bashkbiseduar me kandidain për kryeministër Avdullah Hoti nga LDK-ja dhe atë të PDK-së Enver Hoxhaj

Kryetar i bordit të Klubit të Prodhuesve, Berat Mustafa, kërkoi të dinte se sa shpejtë do të ndodh nivelimi i kamatave të kredive në vendin tonë, duke marre shembull edhe vendet e rajonit, ku në vendin tonë është më e larta. 

Po ashtu, kërkesa e dytë kishte të bënte me trajnimin dhe aftësimin profesional të kuadrove të reja, dhe se sa parashihet investim nga qeveria në këtë aspekt, sa do të jetë e gatshme qeveria që në të ardhmen të ndihmoj kompanitë vendore dhe të mbuloj kostot e këtyre trajnimeve.

Derisa ai është fokusuar më shumë në diplomacinë ekonomike, ku kërkoi nga Enver Hoxhaj të dinte nëse do të funksionalizohen pozitat e atasheve ekonomikë, të cilët janë pjesë e shërbimeve tona diplomatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco