VIDEO/ Basha: Për herë të parë për çdo fëmijë, 30 mijë lekë në muaj për 5 vite

VIDEO/ Basha: Për herë të parë për çdo fëmijë, 30 mijë lekë në muaj për 5 vite

17:35, 31/01/2021

Kreu i PD-së Lulzim Basha ishte sot në një familje të re.

Duke u shpjeguar programin ekonomik të PD-së ‘Shqipëria Fiton’, Basha ka theksuar se çiftet e reja do të kenë mundësi që të përfitojnë nga 30 mijë lekë çdo muaj për çdo fëmijë të lindur për 5 vitet e ardhshme.

‘Është hera e parë që një parti politike vë familjen dhe rininë në qendër të programit të saj:

30 mijë lek/muaj për çdo të porsalindur për 5 vite, mbulim 100% të interesave të kredisë për strehim për 5000 çifte të reja çdo vit, ulje të çmimit të energjisë dhe karburantit. #SHQIPERIAFITON’, shkruan Basha në postimi ne tij në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco