Pas shkarkimit, Luigj Imeri rendit sukseset e KEK-ut

Pas shkarkimit, Luigj Imeri rendit sukseset e KEK-ut

11:17, 30/01/2021

Ish-ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv në KEK, Luigj Imerin, ka reaguar pas lirimit nga detyra.

Imeri falënderoi të gjithë për punën dhe angazhimin gjatë vitit.

“Pas lirimit nga detyra e u.d Kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut do të dëshiroja t’iu falenderojë të gjithëve për punën dhe angazhimin tuaj gjatë një viti tejet sfidues nga Pandemia Covid 19 dhe barierat e shumta që i hasëm gjatë rrugëtimit tonë”.

Imeri mes tjerash tregoi arritjet e KEK-ut përgjatë 2020.

“Pavarësisht kësaj arritëm së bashku të vendosim vlera dhe kritere të punës që rezultuan me: Rekord të Ri në historinë e prodhimit, rritje të të hyrave të përgjithshme, zvogëlim të shpenzimeve operative dhe rritje të fitimit” është shprehur Imeri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Më të lexuarat
    Denonco