Shkarkohet nga pozita u.d Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, ja kush u emërua në vend të tij

Shkarkohet nga pozita u.d Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, ja kush u emërua në vend të tij

16:32, 29/01/2021

Bordi i përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës, i emëruar nga Qeveria në detyrë ka shkarkuar U.D Kryeshefin Ekzekutiv të KEK-ut, Luigj Imerin.

Në vend të Imerit, U.D Kryeshef Ekzekutiv është emëruar Përparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.

“BPD gjithashtu ka marrë vendim që të liron nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv z. Luigj Imeri. Ndërsa në pozitën e u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Luigj Imeri ishte emëruar ushtrues detyre nga Qeveria Kurti si pasues i Njazi Thaçit. Thaçi është shkarkuar nga Qeveria Kurti gjatë muajit prill.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco