6.5 milionë euro për të vetëpunësuarit, ministrja Bajrami sqaron procedurat e aplikimit

6.5 milionë euro për të vetëpunësuarit, ministrja Bajrami sqaron procedurat e aplikimit

11:20, 15/01/2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka shpalosur programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021.

Në masën e parë janë ndarë 6.5 milionë euro për të vetëpunësuarit – bizneset e vogla.

Ndërsa ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka sqaruar procedurat e aplikimit për të përfituar nga masa e parë.

"Ju e dini se i kemi shpërnda 60 milionë euro deri tani, ku kane përfituar 37 mijë biznese. Masa e re, bizneset nuk do të kenë nevojë për aplikim. Gjatë implemeintimit të 60 milionëshit, kemi parë se 17 mijë biznese që nuk kanë pasur listë të pagave, por ata sërish nuk kanë nevojë të aplikojnë, pasi listën e bizneseve e ka Administrata Tatimore" ka thënë Bajrami.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco