Më 22 janar do të mbahet ankandi i parë i letrave me vlerë për vitin 2021

Më 22 janar do të mbahet ankandi i parë i letrave me vlerë për vitin 2021

09:18, 15/01/2021

Ministria e Financave bën të ditur se më 22 janar 2021 do të mbahet ankandi i parë i Letrave me Vlerë për vitin 2021.

Në njoftimin e MF-së thuhet se aë këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet tre vjeçar në shumën prej 30 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”.

“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco