Ndërmarrës të rinj i shtohen tregut të punës

Ndërmarrës të rinj i shtohen tregut të punës

12:07, 13/01/2021

Pas shpërndarjes së pajisjeve për 136 punëkërkues të papunë të riatdhesuar në Kosovë, si përfitues të fazës së parë të Programit të vetëpunësimit, të cilët tash e disa muaj kanë nisur punën në bizneset e tyre, është bërë shpërndarja e pajisjeve për përfituesit e tjerë të fazës së dytë të Programit të vetëpunësimit, të cilët po ashtu këto ditë kanë nisur angazhimin në bizneset e tyre të sapo themeluara

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)- Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, nëpërmjet dy fazave të Programit të vetëpunësimit ka përkrahur rreth 200 punëkërkues të papunë, qytetarë të riatdhesuar në Kosovë, në realizimin e ideve të tyre në biznes, respektivisht hapjen e bizneseve të tyre në të gjitha komunat e Kosovës.

Image

Këta ndërmarrës të rinj janë përkrahur që aftësitë e tyre në biznes në profile të ndryshme t’i bëjnë realitet nëpërmjet themelimit të bizneseve personale në profile të ndryshme të kërkuara në tregun e punës.

Image

 

 

Duke marrë parasysh edhe problemet ekonomike me të cilat po përballen qytetarët të Kosovës, krahas atyre të botës gati tash e një vit si pasojë e pandemisë COVID-19, MPMS-APRK dhe UNDP-ja gjatë vitit 2020 kishte rritur përkrahjen për punëkërkuesit e papunë në Kosovë, jo vetëm nëpërmjet Programit të vetëpunësimit, por edhe të Subvencionimit të pagës, Trajnimit në punë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco