Ekonomia pasurohet me arsim cilësor

Ekonomia pasurohet me arsim cilësor

14:40, 12/01/2021

Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Kolegji “Biznesi” në Prishtinë nënshkruan Memorandum të Bashkëpunimit me qëllim në përkrahjen e ngritjes së nivelit edukativ dhe profesional të të rinjve kosovarë, si dhe të zhvillojnë bashkëpunim të asistojnë, promovojnë, përkrahin dhe të ngritin nivelin e bashkëpunimit reciprok, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm edukativ, social dhe ekonomik.

Me këtë rast Kryetari i AKB-së Agim Shahini tha se ekonomia, biznesi dhe arsimi janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën dhe nuk ka ekonomi të zhvilluar pa një arsim dhe edukim cilësor. Kolegjet private në Kosovë duhen që të investojnë më shumë në ngritjen e cilësisë arsimore dhe edukative në mënyrë që ë kemi ndërmarrës të rinj të përgaditur për tregun e punës dhe konkurencën e ashpër të tregjeve ndërombëtare.

Ndërsa Prof.Dr. Shyqeri Kabashi, Dekan i Kolegjit BIZNESI e vleërsoi gatishmërin e institucionit tuaj –AKB për nënshkrimin e këtij memorandumi duke tentuar që të jeni urëkidhëse në mes kolegjeve dhe komunitetit të Biznesit si lider tradicional i ndërmmarësisë në vend dhe ne ju sigurojmë se jemi të gatshmë të shkëmbejnë ekspertët dhe përvojat e tyre në fushat e caktuara ekonomike si dhe që studentët e lëmive ekonomike pranë këtij Kolegji të kryejnë praktikën në AKB si dhe në drejtim e krijimit të partneritetit dhe integrimit evropian të komunitetit kosovar në raportet ndërkombëtare.

Nga dita e  sotme e vlerësojmë që të dy institucionet tona u pasuruan me nga një partner te ri për të cilën kemi nevojë të rritem bashkëpunimin në të gjitha segmentet dhe fushat e ndryshme ekonomike, sociale dhe arsimore.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të Javëve të Biznesit Kosovar 2020-2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco