Qumështarët dhe fermer po akuzojnë Qeverinë për keqpërdorime me subvencione

Qumështarët dhe fermer po akuzojnë Qeverinë për keqpërdorime me subvencione

09:00, 12/01/2021

Kryetari i Shoqatës së Fermerëve dhe Qumështarëve, Ramadan Mema, ka thënë se viti 2020 ishte viti më i rëndë që nga paslufta për fermerët dhe qumështarët.

Mema tha se nuk kanë marrë mbështetje nga qeveria as në kohë të pandemisë e pos kësaj ka keqpërdorime të mëdha me subvencione.

“Viti 2020 ka qenë viti më i vështirë për industrinë e qumështit që nga paslufta, vazhdimësia e këtij viti vazhdon të jetë edhe tani për fermerët pasi kemi pasur reduktime dhe zbritje enorme të çmimit të qumështit. 1 litër qumësht është grumbullu me 18 cent, 20 cent e 22 cent e kjo tregon sa shumë vështirësi kanë fermerët që detyrohen që qumështin e tyre ta shesin me 18 cent”.

“Ministri i Bujqësisë mendoj se nuk i ka informacionet e mjaftueshme sa i përket subvencioneve. Mendoj se Ministria e Bujqësisë mund të bëhet objekt hulumtimi nga instancat e tjera për mënyrën se si bën shpërndarjen e këtyre subvencionet pasi ka shkelje të mëdha dhe diskriminim”, tha Mema në KlanKosova.“Krejt kjo vjen pasi Ministria e Bujqësisë jep subvencione për kualitetin e qumështit në bazë të kategorizimit ku bëjnë pjesë kategoria “extra” 1,2 dhe 3 ku kategoria e tretë nuk subvencionohet fare ndërsa subvencionohen dy kategoritë e para. Tash është bërë edhe dyfishimi i subvencioneve për qumësht për njëri të yndyrës”.“I gjithë problemi qëndron se ky subvencionim bëhet me një dokument që e lëshon Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës ku përcaktohet se një mostër e qumështit të një fermeri çfarë cilësie ka – problemi është se kjo mostër nuk analizohet nga persona kompetent”, tha Mema.

“Unë çuditem se si Prokuroria nuk merret me keqpërdorimet që bëhen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco