Revoltohet biznesmeni për mungesën e rrymës: Që nga 8 e mëngjesit pa energji, askush nuk merr përgjegjësi

Revoltohet biznesmeni për mungesën e rrymës: Që nga 8 e mëngjesit pa energji, askush nuk merr përgjegjësi

18:15, 10/01/2021

Biznesmeni i njohur nga Dragashi, Burim Piraj, është shprehur i revoltuar për ndalje të energjisë elektrike në vendlindjen e tij, shkruan Syri.net Kosova.

Ai ka thënë se sot që nga ora 08:00 e mëngjesit janë pa rrymë dhe me gjasë do mbesin sonte krejt pa të.

Piraj thotë se nga koha e privatizimit të distribucionit të energjisë në vend e asnjëherë nuk kanë ofruar 24/7 energji, dhe askush nuk jep përgjegjësi.

Postimi i tij:

Në bazë të gjitha gjasave sonte vazhdojmë pa energji elektrike që nga 8 e diçka e mëngjesit!

Ne pësojmë humbje e KEDS-it nuk i futet asnjë therrë në gidht sepse askush nuk e ka marrë në përgjegjësi me kërcënimin e anulimit të licencës asnjëherë!

Kanë krijuar fitime me qindra miliona nga koha e privatizimit të distribucionit të energjisë në vend e asnjëherë nuk kanë ofruar 24/7 energji, bile para privatizimit ka qenë më mirë i vetmi ndryshim se profitin po e mbledh KEDS e përpara shkonin në buxhetin e vendit.

Në bazë të gjitha gjasave sonte vazhdojmë pa energji elektrike që nga 8 e diçka e mëngjesit! Ne pësojmë humbje e KEDS-it...

Posted by Burim Piraj on Sunday, January 10, 2021

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco