'Shakaja' e Avdullah Hotit, një herë e shkarkoi, tash e rikthen në punë drejtorin e ATK-së

'Shakaja' e Avdullah Hotit, një herë e shkarkoi, tash e rikthen në punë drejtorin e ATK-së

13:59, 08/01/2021

ATK njofton se nga sot Ilir Murtezaj rifillon punën në pozitën e drejtorit të Përgjithshme të Administratës Tatimore të Kosovës, bazuar në Vendimin NR. 302/2020, të marr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, për rikthimin në pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së Ilir Murtezaj.-raporton Syri.net Kosova.

Bazuar në kompetencat dhe përgjegjësit që ka drejtori i përgjithshëm i ATK-së, sot drejtori Murtezaj ka mbajtur takimin e parë me menaxhmentin e lartë të ATK-së për këtë vit, në të cilin janë diskutuar planet dhe aktivitetet për vitin 2021, si dhe shumë projekte të tjera, të cilat do të vazhdojnë të finalizohen gjatë këtij viti.

Drejtori Murtezaj, fillimisht uroi menaxhmentin që ky vit të jetë vit i mbarë të për të gjithë, njëherëit uroi që efektet e pandemisë këtë vit të jetë të riparueshëm në të gjitha segmentet ku ATK ka rolin e saj.

Murtezaj ishte shkarkuar vjet nga Hoti, por kishte kërcënuar se do të shpaloste raste të ndërhyrjes së Hotit në pun e ATK-së.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, nuk ka  dhënë asnjë shpjegim se pse i ra pishman për vendimin e tij që ta rikthejë drejtorin e shkarkuar para pak kohësh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco