Kompania e ministrit Blerim Kuçit fitoi tender 5 milionë euro, shpallet vendimi i Antikorrupsionit

Kompania e ministrit Blerim Kuçit fitoi tender 5 milionë euro, shpallet vendimi i Antikorrupsionit

13:12, 08/01/2021

Agjencia Kundër Korrupsion ka vendosur për rastin e ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, nëse ka pasur konflikt interesi për tenderin e fituar nga kompania, ku ai është pronar.

Në vendimin e AKK-së, i lëshuar më 24 dhjetor 2020, është vendosur që rasti është mbyllur për shkak se nuk ka prova që argumentojnë dyshimin e arsyeshëm për ekzistimin e situatës së mundshme të konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Në vendim thuhet se: “AKK ka shqyrtuar dhe analizuar të gjitha dokumentet dhe informacionet në dispozicion dhe duke pasur parasysh dispozitat e Ligjit për Parandalimin e Konflitit të Interesit, ka konstatur se në këtë rast biznesi privat NPN “Hidroterm” sh.p.k, nuk ka fituar kontratë brenda institucionet ku zyrtari i lartë ushtron funksionin publik, e që në kuptim të nenit 13, paragrafi 3, të Ligjit për Parandalimin e Konflitit të Interesit, një kufizim të tillë vlen vetëm brenda institucionit të nivelit qendror dhe lokal, ku zyrtari i lartë ushtron detyra publike.

Gjithashtu dokumentet dhe kontrata në fjalë janë nënshkruar nga personi i besuar (personi i autorizuar) i biznesit në fjalë. Prandaj në rastin konkret, Agjencia Kundër Korrupsion konstaton se nuk ka prova me të cilat vërtetohet ekzistimi i situatës së konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik për zyrtarin e lartë, subjekt i trajtimit për konfliktin e mundshëm të interesit”.

Ministri Kuçi është akuzuar se ka konflikt interesi në marrjen e tenderit nga kompania e tij, ku ai nuk ka funksion ekzekutiv, për ndërtimin e spitalit “Nëna dhe Fëmija” në Prizren. Edhe pse procedurat për këtë tender kanë përfunduar gjatë kohës kur Blerim Kuçi ka ushtruar funksionin e ministrit, të gjitha procedurat paraprake janë kryer kur ai nuk ka pasur funksion as të ministrit dhe as te deputetit. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco