Ekonomia përjetoi goditjen më të madhe në këto 20 vite

Ekonomia përjetoi goditjen më të madhe në këto 20 vite

18:12, 07/01/2021 Nga B.T.

Kosova vitin  që sapo e lamë u përball me një situatë të pasigurtë ekonomike si pasoj e pandemisë globale dhe kufizimeve, ku pasojat e tyre pritet të vërehen sivjet. 

Derisa si shkak i saj ekonomia e Kosovës sivjet shënoi një rënie prej 7.2 përqind në terma real, e cila paraqet goditjen më të rëndë që ka pësuar ekonomia në këto 20 vite.

Guvernatori i Bankës Qendrore Fehmi Mehmeti, duke parë se ekonomia e vendit po hynte në një krizë të theksuar, ku bizneset dhe qytetarët po ballafaqoheshin me vështirësi të mëdha financiare, BQK-ja ndërmori një varg masash për të ndihmuar ekonominë që të përballojë në mënyrë sa më të lehtë sfidat e kësaj krize.

Ndikim të rëndësishëm në rënien e aktivitetit ekonomik kishin edhe masat e kufizimit të lëvizjes. BQK-ja më 2020  ishte shndërrua në njërën ndër shtyllat kryesore të mbështetjes për bizneset që hasën në vështirësi financiare për shkak të krizës pandemike.

Guvernatori ka siguruar edhe njëherë të gjithë qytetarët se do të vazhdojnë angazhimin e saj në krijimin e të gjitha mundësive për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, por në të njëjtën kohë të mbajë sistemin financiar të shëndoshë dhe stabil.

Derisa edhe bizneset  po ankohen se  viti 2020 ishte  jo i mirë për ata, të  cilët u përballën me një situatë të pasigurtë ekonomike si pasoj e pandemisë dhe kufizimeve.

Fejzullah Mustafa, drejtori i fabrikës së pijeve e vajit Fluidi, tregon për "Syri.net" se si pasoj e virusit korona gjatë vitit 2020 nuk kanë  shënuar suksese të mëdha e po ashtu nuk ka pasur edhe dështime.

Ai shtoi se  derisa nga viti në vit kishin  realizuar suksese  derisa e njëta gjë  paraprak nuk ndodhi ashtu.

Fezjullah Mustafa, tha se kjo ka ndodhur pasi që shumë prodhime të pijeve, si shkak i mos funksionimit të kafiterive e restauranteve kanë shënuar ulje të shitjes. Kjo ka ndodh edhe si pasoj e mos ardhjes së mërgimtarëve gjatë verës, mos mbajtja e dasmave e gjërave tjera. Derisa   shitja e prodhimeve të vajit ka vazhduar, pa ndonj  rënie.

Sipas tij edhe përkundër pandemisë dhe rënies së shitjes  asnjë punonjës nuk është larguar nga puna as të ardhurat e tyre nuk janë zvogëluar dhe të gjitha obligimet ndaj tyre janë kryer me kohë e pa vonsesa.

Ai shpreson se ky vit  do të jetë më i mirë, duke pritur rezultate pozitive pas kthimit të normalitetit.

"Nga qeveria e re presim një përkrahje më të madhe dhe të krijoi një fond për zhvillimin ekonomik të Kosovës, me një normë të interesit të ulët  dhe me një periudhë më të gjatë të kthimit dhe të ndihmoi biznesin me kushte më të volitshme sesa bankat komerciale", tha Mustafa.

SiIpas tij kjo do të ishte një ndihmë për zhvillimin ekonomik të vendit. 

Ai shtoi se po të ishte kjo përkrahje shumë më lehtë do të ishin rritur e zhvilluar bizneset vendëse, sepse bankat kanë norma të larta interesi e periudha e kthimit e shkurtër.

Po ashtu edhe bizneset tjera ankohen se viti 2020 ishte një  ndër më të vështirët, duke shpesuar se sivjet do të  fuqizohen. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco