Kompania e Ramiz Kelmendit redukton sponsorizimet në sport dhe kulturë

Kompania e Ramiz Kelmendit redukton sponsorizimet në sport dhe kulturë

18:02, 07/01/2021

Biznesmeni kosovar Ramiz Kelmendi ka bërë të ditur se kompania që ai drejton ka reduktuar sponsorizimet që ka bërë deri më tani në fushën e sportit dhe kulturës, shkruan Syri.net Kosova.

Kelmendi përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se mbështetja e tij financiare tanimë do të reduktohet, kjo për arsye të dëmeve që ka shkaktuar përhapja e pandemisë Covid-19.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Miq të nderuar, ju njoftojë me qëndrimet e 'ELKOS Group-ETC'  në lidhje me Financimet në Sport dhe Kulturë!

Duke ruajtur traditën dhe duke parë nevojën e rëndësinë për suportim, Kompania 'Elkos...' bazuar në legjislacionin në fuqi për ndarjen e devidentes për sport dhe kulturë do jetë në një  nivel të zvogëluar por do vazhdojë të mbështesë të njëjtit me ndonjë përqindje të zvogëluar (10 deri 20%), kjo për shkaqe të njohura pandemie globale, e që përfundimisht do dihet më datë  30.03.2021. Ndërsa, paramarrëveshjet mund të bëhen nga fundi i muajit Janar 2021.

Me respekt;

Ramiz Kelmendi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco