Rrenat elektorale për rritje pagash nuk pinë ujë në zgjedhjet e Shën Valentinit në Kosovë

Rrenat elektorale për rritje pagash nuk pinë ujë në zgjedhjet e Shën Valentinit në Kosovë

12:06, 07/01/2021 Nga Dardan Gashi

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të  Kosovës dhe i cakton zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt.

Mbajtja e zgjedhjeve nacionale me 14 shkurt, që përkon me ditën e të dashuruarve, nuk është thjesht një koinçidencë.

Kjo datë, e njëjtë, por, me qëllime te ndryshme, në një analizë më të thellë ka diçka të përbashkët.

Jemi dëshmitarë se si shumë çifte të dashurara, kanë ndryshuar pas martesës, duke mos mbajtur premtimet e dhëna para aktit martesor, pra, siç bëjnë partitë politike para dhe pas fushatës zgjedhore.

Dëshmitarë, jemi edhe tek premtimet e politikanëve, ku tash e 22 vjet, që gjithmonë premtuan shumë e realizuan pak, ngjashëm sikurse premtimet për veshje, jetë luksoze, stoli e ari që u bëhen femrave para martesës apo lidhjes.

Të paktën kështu janë rastet që janë treguar shumë herë, shpesh edhe në emisione televizive.

Rritje pagash, trajtim i ujërave të zeza, shërbime cilësore publike, asfaltime rrugësh, cilësi në arsim dhe ndërtim i shkollave apo edhe ngritja e cilësisë në shërbimet shëndetësore, janë vetem disa nga premtimet që përsëriten gati në çdo fushatë zgjedhore në Kosovë.

E gjithë kjo, lë të nënkuptohet se premtimet që ishin dhënë në të kaluarën nuk janë realizuar.

E për njohësit e ekonomisë kosovare, çështja e premtimeve e sidomos ajo e rritjes së pagave para dhe gjatë fushatës elektrorale, është bërë dukuri, apo më mirë thënë modë dhe formë më e mirë dhe më efikase për të mashtruar, përkatësisht për ta gënjyer votuesin.

Sipas tyre, pritoritet duhet të jetë rimëkëmbja ekonomike dhe zhvillimi ekonomik i vendit, pasi Kosova është në një situatë kaotike, si pasojë e dëmit që ia shkaktoi pandemia e koronavirusit.

Profesori i ekonomisë, Musa Limani për Syri.net Kosova, thotë  se sipas këtyre premtimeve, nëse do të realizoheshin vetëm një pjesë e tyre, Kosova do të jetë në pikëpamje ekonomike e sociale, më së paku për 180 shkallë më mirë.

Sipas tij, e keqja qëndron aty se, pas zgjedhjeve, me askush nga pozita dhe opozita nuk përmend çështjen e zhvillimit ekonomik.

Si zakonisht, edhe tani liderët e disa partive kanë filluar parafushatën elektorale, duke premtuar rritje të pagave, rritje ekonomike, rritje në punësim etj. Në kontekst të kësaj, e sipas praktikave të deritanishme, për zhvillimin ekonomik, rritjen e mirëqenies sociale etj. nga partitë politike i ndëgjojmë vetëm para dhe gjatë fushatës. Dhe sipas këtyre premtimeve, të realizoheshin vetëm një pjese e tyre, Kosova do të jetë në pikëpamje ekonomike e sociale, më së paku për 180 shkallë më mirë. Mirëpo, e keqja qëndron aty se, pas zgjedhjeve, më askush nga pozita dhe opozita nuk përmend çështjen e zhvillimit ekonomik. Duke u mbështetur në praktiken e deritanishme, e duke pasur parasysh rrjedhat dhe ecurit jo të favorshme ekonomike, asnjeherë partitë fituese, përkatësisht, Qeveritë e as Parlamenti, nuk e panë të arsyeshme të bëjnë analizë empirike, apo të vëjnë në agjendën e tyre, për të debatuar për gjendjen kautike ekonomike në Kosovë. 

 

 

Ai vlerëson se Qeveria e ardhshme e Kosovës, cilado qoftë ajo, së pari do të përballet me problemin social dhe rikthimin e trendeve negative ekonomike në ato positive.

“Tani shtrohet pyetja. Si mund të rriten pagat kur ekonomia e Kosovës gjendet në një situata kautike, përkatësisht në një krizë të thellë, të cilën situatë edhe më tepër e ka rënduar pandemia, ku me c'rast kanë falimentuar shumë firma dhe janë larguar mbi 60 mijë të punësuar? Andaj, si mund të rriten pagat, kur kemi rënie të zhvillimit ekonomik dhe rritje të problemeve sociale. Qeveria e ardhshme e Kosovës, cilado qofte ajo, së pari do të përballet me problemin social dhe rikthimin e trendeve negative ekonomike në ato pozitive, për të cilat nevojiten mjete të madhe materiale (investime). Në vitin 2020 borxhi publik i Kosovës kishte arritur vlerën 1.1 miliarde euro, apo cdo qytetari i takonin mbi 600 euro borxh.  Atëherë, në këto kushte të rënda ekonomike, zotërit që premtojnë rritjen e pagave nga do t'i sigurojnë mjetet finanicare?. Nga aspekti ekonomik, rritja e pagave mund te behet vetëm atehere kur kemi rritje te prodhimit, përkatësisht të produktivitetit të punës. “

Limani thekson se premtimet si rritja e pagave jane fiktive, popullative, jo reale, mashtrim e për mos me thënë gënjeshtra.

“Me fjalë të tjera paraqet genjeshtër, apo më mirë me thënë "rrenë për hava". Por, partitë poliltike janë mësuar me elektoratin tonë, sepse për herë kanë dhënë këso premtimesh, e ne sikur u kemi besuar.”

Ai thotë se ekizstojnë dy mënyra se si do të rriteshin pagat, mirëpo, asnjëra nga to nuk përkojnë me parimet dhe politikat zhvillimore makroekonomike.

 

“Në situatën ekonomike  që gjendet Kosova, rritja e pagave mund të bëhet në dy mënyra, që nuk përkojnë me parimet dhe politikat zhvillimore makroekonomike. Së pari, pagat mund të rriten duke rritur importin dhe duke rritur ngarkesat fiskale të bizneseve dhe të qytetarëve. Masa e parë, rrite deficitin e bilancit tregtar i cili edhe ashtu është shumë i lartë kalon dy miliardshin, që paraqet ngarkesë për ekonominë e Kosoves, e cila edhe ashtu është në një rrugë pa rruge, kurse masa e dytë i ngarkon me obligime fiskale bizneset dhe qytetarët, me ç'rast zvogëlon mundësinë për investime dhe hapjen e vendeve të reja të punës te bizneset, kurse te qytetarët zvogëlon fuqinë blerëse, që të dy këto masa shprehen negativisht në ofertën agregate dhe në  kërkesën efektive. Andaj, lidhur me këtë duhet potencuar se, premtimet e deklaratat politike paraqesin popullarizim politik si forme të veçantë, me anë të cilit protagonistët e tij, i paraqiten popullit me premtime të mëdha marramendëse, duke kërkuar nga ata sa më shumë mbështetje (vota), me të vetmin qëllim që të marrin pozicionin e pushtetit me çdo kusht. Kjo njeherit paraqet edhe demagogji politike, apo formë taktike dhe retorike të partive politike, duke premtuar se ata do te jenë partia që do të dërgojnë përpara zhvillimin ekonomik, ngritjen e standardit jetësor të popullsisë etj“

 

Profesori thotë se Kosova ka nevojë për reforma të thella ekonomike.

Kjo pasi, ekonomia e vendit është zhvilluar ad hoc, pa vision, pa politikë të mirëfilltë makroekonomike, si dhe pa strategji zhvillimore afatgjate.

“ Nëse spektri politik, dëshiron të bind votuesit se do të sigurojë zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të reja të punës etj. nuk mund t'i bind më me deklarata politike, e mashtrime, por me paraqitje konkrete të reformave rrënjësore ekonomike, duke prezantuar politika konkrete zhvillimore makroekonomike, programe konkrete, politike favorizuese fiskale, kreditore dhe te politikës së tregtisë së jashtme etj. Të gjitha këto nuk mund të bëhen pa hartimin e strategjisë zhvilllimore afatgjate, të cilin dokument deri më tani nuk arriti ta hartojë asnjë Qeveri e Kosovës. 

Limani tutje shton se Kosovën e ka kapluar kriza e moralit, apo, më mirë thënë interesi indivual, grupor, partiak, rajonal etj., duke lënë anash interesin e përgjithshëm.

 

 Në kontekst të kësaj duhet thënë se, interesi politik, është kryesisht indivudal dhe në formë të fshehur (kamuflluar). Kuptohet, interesi personal e largon individin, grupin dhe partinë,  nga parimet objektive dhe të interesit të përgjitshëm, duke mbrojtur interesin e tyre. Interesi kryesisht është i lidhur me politikë dhe paraqet motivim për të futur në strukturat politike, për ta fut në funksion dhe të bëjë seleksionimin dhe konvertimin e interesave të ndryshme në interes të tij, të cilat janë në kundërshtim të plotë me interesin e përgjithshëm. Interesi personal po shëndrrohet në individualizëm, e që po kalon në utilitarizëm, që shpreh moralin e sjelljes njerëzore dhe se qëllim i vetëm i njeriut është interesi dhe mirëqenia, që përkon me realizimin e interesit material personal, duke lënë anash interesin e përgjithshëm. Kjo në Kosovë ka proporcion të zhdrejtë ndërmjet interesit personal, grupor, partiak dhe shoqëror, duke u rritë begatia personale e grupore e një shtrese të vogël, e duke u varfëruar shtresa dërmuese e popullatës. Kështu, interesi personal formoi edhe "interesin grupor", që paraqesin sinonime, sepse nëpërmjet individit fiton grupa e nëpërmjet grupës fiton individi, pra kanë lidhshmëri reciproke, sepe nuk ekziston grupa pa interes personal. Andaj, interesi i përbashkët i bashkon individët dhe grup individësh që bashkon numër të cktuar njerëzish për interes, që herë potencohet interesi individual e herë interesi grupor e partiak. Kjo më së miri vërehet në spektrin politik të Kosovës. Ekzistojnë antagonizma ndër partiake, në kuptimin e rivalitetit për pushtet. Këto sjellje të spektrit politik  në Kosovë, kushtëzuan paraqitjen e fenomenit të iracionalitetit, që është në kundërshtim me dukurinë e racionalitetit. Në Kosovë dominon iracionaliteti ndaj racionalitetit, që paraqet paradoks të llojit të vet dhe po zhvillohet në saje të kushteve destabilizuese politike, shoqërore dhe ekonomike. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, karakteristikë kryesore e politikës iracionale është forca e madhe e mobilizuar te individit dhe grupe individësh si dhe partive politike, për orientimin e realizimit të qëllimit të parashtruar. Politika iracionale karakterizohet me keqpërdorime, manipulime etj, duke shfrytëzuar situaten sociale të popullsisë. Për fat të keq në Kosovë po dominon egoizmi që po e lufton altruizmin.

 

 

Se çdo premtim për rritje të pagave është i paqëndrueshëm nga cila do parti, për arsye se pandemia e ka dëmtuar shumë ekonominë, vlerëson edhe profesori i ekonomisë, Bashkim Nurboja.

Nurboja për Syri.net Kosova, ka frikën se vendi do të hyj në një etapë të  deflacionit dhe rikuperimi ekonomik do të merr kohë.

“Çfarëdo premtimi për rritje ekonomike nuk do të jetë i sinqertë nga ana e partive, sepse të gjithë duhet të dijë, se së pari duhet të kthehemi në nivelin e Dhjetor 2019, e kjo do të kërkon kohë“

Ai thekson se për të rritur pagat, nevojitet rritje ekonomike deri në atë masë që firmat konkurrojnë për fuqi punëtore, duke ju ofruar pagë me të mirë.

“Në ditët e sotme ku papunësia është rritur, njerëzit do të pranojnë të punojnë edhe pagë më të vogël, fatkeqësisht. Apo, si alternative do të dalin nga tregu i punës për të pritur kohë më të mira. Kjo të lenë të kuptohet që partitë të cilat premtojnë rritje të pagave, dëshirojnë të manipulojnë elektoratin. Edhe pse, nuk pres që ndonjë parti do të bënë ndonjë premtim të tillë në zgjedhjet e radhës”

Sipas tij, orientimi i partive dhe kërkesat e elektoratit duhet të jetë se çfarë qasje partitë do të përdorin për rimëkëmbjen ekonomike.

“Politikat e rimëkëmbjes ekonomike duhet të jenë të kuptueshme dhe të dihet se si do të ndihmon ekonomin e vendit. Elektorati duhet të kuptojë se kush do të fiton direkt dhe kush indirekt nga çfarëdo intervenimi nga shteti: A do tentohet  t'iu ndihmohet atyre që kanë pasuri apo atyre që kanë nevojë?“

 

Ndërsa, për ekspertin financiar, Florin Aliun, rritja e pagave në sektorin publik ka qenë nje problem i vazhdueshëm që i ka përcjell qeveritë.

Aliu për Syri.net Kosova thotë se ky nuk është fenomen vetëm shqiptar, mirëpo, tek ne është edhe më i theksuar. problemi i rritjes së pagave është një ndër shkaktarët e shkatërrimit të konkurueshmërisë së ekonomisë kosovare.

 Pa u ndalur në analizën politike, ku arsyet e rritjes së pagave jane të ditura, problemet ekonomike që i shkakton janë edhe më të mëdha. Rritja e pagave duhet të jetë në harmoni me nivelin e zhvillimit ekonomik, përndryshe ajo e dëmton ekonominë e vendit. Në momentin kur pagat në sektorin publik, janë më të larta se në atë privat, atëherë kjo bënë presion në sektorin privat për rritje të pagave. Rritja e mundshme e pagave në sektorin privat e bënë ekonominë tonë më pak konkuruese se vendet e rajonit, dëmton investimet e huaja potenciale dhe rrite koston e prodhimit apo sherbimeve.

Profesori i ekonomisë, thekson se pandemia shfaqi shumë probleme të ekonomisë së Kosovës, një ndër to ishte edhe tregu i punës.

“Mungesa e rrjetave mbrojtjese për të papunët dërgoi tërë problemin tek buxheti shtetëror. Ndërkohë nëse në vendet e BE-së je i papunë përfundon në skemat sociale të papunësisë, në Kosovë përfundon në mëshirën e politikës.

Sipas tij, rritja e pagave në vitin 2020 ishte e pamundur, sepse, Kosova  ende ka pikëpytje shumë të mëdha për mundësinë e buxhetit shtetror për të përballuar këtë krizë.

“Për më tepër, nëse problemet do të shkojnë tek sektori financiar ku inicialet e para i kemi, ateherë problemi do të thellohet edhe më shumë për buxhetin e shtetit. Tregu i punës është një nga diskutimet me të vështira në Bashkimin Europian. Arsyeja qendron në faktin se çdo vend tentojnë të i mbrojnë vendet e punes për qytetarët e vet. Tek ne informaliteti në tregun e punes është komponenti tjetër që e prish balancin e konkurueshmërisë mdërmjet bizneseve (ku bizneset tentojnë ta reflektojne tek çmimet e produkteve apo sherbimeve).

 

 

Ndryshe,  Kosova do të mbajë zgjedhje të hershme per herë të dytë gjatë 18 muajve të fundit pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të publikuar pasditen e së hënës (21 dhjetor).

Vendimi thotë që mënyra sipas të cilës është formuar qeveria e koalicionit të udhëhequr nga Avdullah Hoti në qershor është jokushtetuese dhe që presidentja duhet të shpallë zgjedhje të reja. Këto zgjedhje duhet të mbahen brenda 40 ditëve pasi të shpallen.

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco