500 eurot hiqen nga tregu, ja çka ndodh me ata që i kanë!

500 eurot hiqen nga tregu, ja çka ndodh me ata që i kanë!

11:48, 06/01/2021

Banka Evropiane ka marrë vendim për të ndaluar qarkullimin në treg të bankotës 500 euro.

 

Si rezultat i kësaj, Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendim që të ndaloj emitimin dhe shtypjen e kësaj banknote, andaj tani e tutje më nuk do të ketë të re në treg.

Lajmin e ka konfirmuar Guvernatori Fehmi Mehmeti, i cili ka njoftuar se ata që tashmë e kanë një të tillë duhet ta dorëzojnë në institucionet financiare në mënyrë që gradualisht të tërhiqet nga tregu.

“500 eurove nuk do ju hup vlera, mos të frikësohen qytetarët që i kanë. Ato i pranojnë të gjitha bizneset dhe institucionet financiare, por nuk do të ketë të reja më në treg derisa këto që janë gradualisht do heqen nga përdorimi”, tha Guvernatori Mehmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco