Skandaloze: Komuna e Malishevës shpërbleu me 17 mijë euro vëllaun e Drejtorit të Urbanizmit

Skandaloze: Komuna e Malishevës shpërbleu me 17 mijë euro vëllaun e Drejtorit të Urbanizmit

13:30, 05/01/2021

Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar skandalin e radhës i cili vjen nga Komuna e Malishevës.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë, këtë vit të ri i'a ndau vëllaut të Drejtorit të Urbanizmit në këtë komunë hiq më pak se 17 mijë euro për ndërtimin e shtallës së lopëve.

"Të tillët ende pretendojnë tua kërkojnë votën malishevasve që ta vazhdojnë kapjen dhe zhvatjen.Por, jo më sepse ndryshimi po vjen dhe rastet e tilla do të trajtohen nga organet e drejtësisë" ka shkruar Krasniqi.
 
Shkrimi i plotë:
Nuk ishte Babadimri por Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë ajo e cila i'a ndau për vit të ri vëllaut të Drejtorit të Urbanizmit 1??7??0??0??0?? euro për ndërtimin e shtallës së lopëve.
Të tillët ende pretendojnë tua kërkojnë votën malishevasve që ta vazhdojnë kapjen dhe zhvatjen.
Por, jo më sepse ndryshimi po vjen dhe rastet e tilla do të trajtohen nga organet e drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco