Shpronësimet milionëshe, zbardhen rastet,  ja sa humbi dhe sa shpëtoi shteti në gjykata

Shpronësimet milionëshe, zbardhen rastet, ja sa humbi dhe sa shpëtoi shteti në gjykata

11:03, 05/01/2021 Nga B.T.

Institucionet edhe vitin e kaluar vazhduan përballjen me mbi dy mijë raste të ndryshme nëpër gjykata, e pjesën më të madhe të tyre ka arritur ti mbroj Avokatura Shtetërore, mëson "Syri.net".

Nga rastet e dërguara në gjykata, gjatë vitit parparak  janë marrëvendime të formës së prerë nga ana e gjykatave. 

E nga ato janë fituar raste në vlerë 13 milionë euro, derisa kanë humbur raste në vlerë rreth 3.5 milionë euro. 

Shpronsime janë bërë rreth 16 milionë euro, derisa  raste përmbarimore ishin mbi 3.5 milionë euro. 

Avokatura Shtetërore gjatë periudhës kohore janar-dhjetor 2020, ka pranuar 2 mijë e 170 raste të procedurës kontestimore, jo kontestimore, përmbarimore, administrative dhe penale, tregon Sami Istrefi, avokat i përgjithshëm Shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë.

Ai tregoi për "Syri.net", lëndë në procedurë kontestimore ishin 507, në procedurë administrative 583, në procedurë përmbarimore 154, lëndë në procedurë jo kontestimore 864 dhe lëndë në procedurë penale 62.

Sipas tij Avokatura Shtetërore ka përfaqësuar Qeverinë e Republikës së Kosovës në gjithsej 2 mijë e 76 seanca gjyqësore.

Ku vlera e fituar ishte 12 milionë e 849 mijë e 600 euro e 80 centë, ajo e humbur 3 milionë e 497 mijë e 609 euro e 60 centë, shpronsime 15 milionë e 659 mijë e 977 euro e 38 centë dhe përmbarimore ishin 3 milionë e 543 mijë e 716 eur e 42 centë.

Sami Istrefi, avokat i përgjithshëm Shtetëror, tregoi se numri i lëndëve sipas statusit të tyre ishte 516 përgjigje në padi, 284 parashtresa, 275 ankesa,162 prapsime, 163 padi, 113 përgjigje në propozim, 6 fjalë përfundimtare, 2 kundër padi, 3 revizione, 1 kthim për mbrotje, 1 kthim në gjendje të mëparshme, 4 plotësim paside dhe 1 përgjigje në ankesë.

AVSh-ja raportin ku përfshihen lëndët e fituara, ato të humbura e shpronsimet e ka publikuar më 2020. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco