Biznesmeni i njohur kosovar akuzon Qeverinë se e thelloi hendekun mes sektorit publik dhe atij privat

Biznesmeni i njohur kosovar akuzon Qeverinë se e thelloi hendekun mes sektorit publik dhe atij privat

21:56, 04/01/2021

Ish-deputeti dhe biznesmeni i njohur Ramiz Kelmendi ka hedhur akuza ndaj Qeverisë së Kosovës për siç thotë ai, kjo e fundit ka arritur të thellojë edhe më shumë ndarjen mes sektorit publik dhe atij privat në Kosovë.

Kelmendi në llogarinë e tij në Facebook ka renditur disa prej arsyeve që sektori publik ka përfituar më së shumti gjatë kohës së pandemisë.

Ai po ashtu ka rënditur disa prej benefiteve që ky sektor ka në krahasim me atë privat, shkruan Syri.net Kosova.

Nëse e shohim kush janë përfituesit më të mirë nga Trusti del të jenë  të punësuarit në Sektorin Shtetëror dhe Publik. Ata edhe kanë pagat më  stabile, më të larta dhe të rregullta dhe të gjitha pagesat e kontributit janë reale”, ka shkruar mes tjerash Kelmendi.

Postimi i plotë i Kelmendit:

Si po mbështetet rritja e dallimit mes shtresave të shoqërisë nga Fondi Pensional - Trusti dhe si po bëhet me atraktiv punësimi në sektorin public dhe Shtetëror

1. Nëse e shohim kush janë përfituesit më të mirë nga Trusti del të jenë  të punësuarit në Sektorin Shtetëror dhe Publik. Ata edhe kanë pagat më  stabile, më të larta dhe të rregullta dhe të gjitha pagesat e kontributit janë reale.

2. Përfituesit e tjerë nga ky fond janë të punësuarit në ndërmarrje private, siç janë Institucionet Financiare, Institucionet e shoqërive të Sigurimit. Edhe në kto raste është e njëjta formë e rregullësisë dhe vlerave të pagesave.

3. Përfituesit tjerë janë nga sektori privat të cilët  janë rentabil dhe të  rregullt me pagesa dhe vlera të larta page.

4. Përfituesit më të dëmtuar janë nga një pjesë e sektorit privat të  ekonomive të vogla dhe të ekonomive me rentabilitet të ultë si dhe ata që  kanë qenë pjesë e punësimit me pagesa alternative, ca në dorë ca në  bankë dhe në fund ata të cilët kanë punuar në të zezën dhe janë punëtorë krahu të punes ditore. Ndërsa edhe më shumë të dëmtuar janë ata të cilët nuk janë fare në punë dhe me të ardhura sociale, që nënkutphet.

Pra, nëse shohim në kohë pandemie, sektori publik, shtetërorë mbeten përftiuesit më të mëdhenjë. As që janë zvogëluarë pagat e tyre e as që  janë larguar nga puna, por ka raste të sektorit publik që edhe nëse nuk  kanë arritur rezultate Ekonomike, sërish  kanë marrë paga të plota.

Duke analizuar këta shembuj, rezulton se politika ekonomike për rimëkëmbje nuk ka përfshirë qytetarët e kategorive që përveç Pandemisë, nuk kanë perfituar nga trusti. Andaj, kjo tregon se është më  atraktive dhe e sigurt të jesh i punësuar në Institucione se sa në sektorin privat. Edhe këta shembuj argumentojnë si fakte, se edhe mbështetja e fundit e rrit dallimin në mes shtresave të shoqërisë dhe në dëm të sektorit privat.

Politika për Rimëkëmbje Ekonomike po përcakton qartë; vetëfinancohu, vetëkreditohu dhe vetëmohohu për shtetin.

Ramiz Kelmendi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco