Reagojnë Sindikalistët: Këto fotografi sot, qenkan me u turpru e jo me u krenu KEDS

Reagojnë Sindikalistët: Këto fotografi sot, qenkan me u turpru e jo me u krenu KEDS

21:10, 02/01/2021

Profili i sindikatës së Distribucionit të KEDS-it, përmes një postimi në Facebook e kanë kritikuar KEDS-in për mospajisjen me mjete/veshje bazë të punëtorëve sot gjatë një intervenimi në Rugovë të Pejës, shkuan Syri.net Kosova.

"Këto fotografi sot, qenkan me u turpru e jo me u krenu KEDS", thuhet në reagimin e Sindikatës së KEDS.

Postimi i plotë:

Këto fotografi sot, qenkan me u turpru e jo me u krenu KEDS.

Me mbathje/këpucë gjysëm të thella e me dorëza pune të stërvjetruara, sot i keni rreziku punëtorët në këto kushte…

Vetë deklarojnë që trashësia e borës ishte mbi 1metër, pa çizme e dorëza të trasha, MOS me kanë në gjendje me siguru një bager me zingjir apo motor ski, që së paku të mundësojnë bartjen e materialit deri te shtyllat ????‍??

Zoti ju ruajt kolegë të dashur!

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco