Rimëkëmbja ekonomike e Qeverisë Hoti rrezikon të dështojë

Rimëkëmbja ekonomike e Qeverisë Hoti rrezikon të dështojë

12:22, 28/12/2020

Vetëm 182.4 milionë euro. Asnjë cent më shumë. Kaq para ka paraparë Qeveria e Kosovës për programin e rimëkëmbjes ekonomike për vitin 2021.

Nëse buxheti i Kosovës do të votohet në Kuvend të hënën pa ndonjë ndryshim, duket se bizneset vështirë se do të përfitojnë nga fondi 200 milionësh që u tha se do të ndihmoj të gjitha bizneset e prekura nga pandemia.

Gjithashtu, edhe punëtorët, të cilët kanë humbur vendet e punës gjatë këtij vitit për shkak të Covid-19, rrezikojnë të mbesin pa 300 eurot e premtuara.

Në bazë të projektligjit për buxhetin e vitit 2021, për paga dhe shtesa janë planifikuar të ndahen 14 milionë euro, por nuk është specifikuar se kujt do ti paguhen këto para.

Pjesa më e madhe e shpenzimeve janë të dedikuara për kategorinë subvencione dhe transfere, që përbëjnë 54.2 për qind të të gjitha shpenzimeve apo 114.0. milionë euro. Prej kësaj shume rreth 20 milionë euro do të përdoren për qëllime të menaxhimit të pandemisë dhe do t’i alokohen SHSKUK-së.

Ndërkaq, për mallra dhe shërbime janë paraparë 10 milionë euro, të cilat gjithashtu janë të dedikuara për qëllime të menaxhimit të pandemisë/infokus

E 20 milionë euro do të jenë financim për ri-kapitalizimin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive nga shuma prej 44.4 milionë euro të parpara për investime kapitale në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco