Bizneset mund të përfitojnë nga përfshirja e klauzolës së arbitrazhit në kontrata

Bizneset mund të përfitojnë nga përfshirja e klauzolës së arbitrazhit në kontrata

09:36, 28/12/2020

Arbitrazhi kundrejt juridiksionit të gjykatave mbi pasuritë u diskutua në eventin përmbyllës të aktivitetit Ditët e Drejtësisë Komerciale: Arbitrazhi në Fokus, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Programi i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për Drejtësi Komerciale.

Avokatja Erblina Krasniqi Prishtina, theksoi se arbitrazhi është mundësi shumë e mirë alternative për zgjidhjen e kontesteve jashtë gjykatave të rregullta, ku tha se i njëjti u kursen kohë bizneseve dhe u mundëson trajtimin e çështjeve nga një tribunal i profesionistëve të fushave përkatëse të cilin vetë ata mund ta zgjedhin.

Ajo theksoi se bizneset jo rrallë herë tentojnë që problematikat e tyre të mos i zgjedhin përmes gjykatave, por duke shfrytëzuar mundesi të tjera ligjore të cilat ofrohen në ekzekutimin e kontratave të tyre, derisa sa i përket kontratave të qirasë përmendi se përdorin përmbarimin privat me klauzolën e ekzekutueshmërisë.

Tutje, Krasniqi Prishtina theksoi se në Kosovë, bizneset e huaja zakonisht janë shumë të interesuara ta përfshijnë klauzolën e arbitrazhit në kontrata, megjithatë hezitojnë që të njëjtin ta kontraktojnë në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco