Komuna e Vushtrrisë fiton projekt 45 milionë euro për investime

Komuna e Vushtrrisë fiton projekt 45 milionë euro për investime

12:28, 22/12/2020

Komuna e Vushtrrisë ka bërë të ditur se ka fituar projektin për investime strategjike për dhënien e statusit të investitorit strategjik për subjektin investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C”.

Qeveria e Kosovës ka miratuar rekomandimin e Komisionit Ndërministror për këtë projekt investues, emri i të cilit është VICIANUM MINING PROJECT.

Projekti në fjalë përfshin një kapital të investimit strategjik me vlerë prej  45,080,383.68 euro, për një periudhë pesë vjeçare.

Pronat ku do të realizohet ky investimi janë prona publike dhe private. Ndërsa investimi do të realizohet në fshatrat Gumnishtë, Vllahi dhe Karaqë të komunave Mitrovicë dhe Vushtrri.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri tha se ky investim do të jete i një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

“ Jam shumë i lumtur që më në fund pjesa e Shalës ka filluar të merr vëmendjen e merituar dhe të jetë pjesë e zhvillimit të Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës” ,u shpreh  Kryetari Tahiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco