Mijëra punëtorë të sektorit publik mund të mbesin pa paga?

Mijëra punëtorë të sektorit publik mund të mbesin pa paga?

10:28, 22/12/2020 Nga Dardan Gashi

Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme votën e Etem Arifit, ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Kjo gjë nënkupton që as Qeveria Hoti nuk është legjitime dhe kështu vendi brenda 40 ditëve do të ketë zgjedhje nacionale.

Qeveria Hoti, anipse foli shumë për buxhetin 2021, nuk arriti ta hedh në votim të njëjtin në Kuvend, duke e lënë kështu Kosovën pa buxhet të miratuar për vitin 2021, shkruan Syri.net Kosova.

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që sot t’i ftojë partitë politike, për konsultim rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Pas konsultimit me subjektet politike, pritet të shpallet edhe data e zgjedhjeve, jo më larg se 40 ditë, sipas nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës.

Por, ekspert të kësaj fushe, vlerësojnë se nuk duhet të shkohet në zgjedhje, para së të miratohet buxheti i vitit 2021, pasi ekziston rreziku që vendi të përballet me kolaps financiar në vend, në rast të prolongimit të procesit zgjedhor

Profesori i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, për Syri.net Kosova, thotë se buxheti i vitit 2021 duhet votuar para se të shkohet në zgjedhje, pasi koha e shkurtër, mundësitë e vonesave në procesin zgjedhor, mund ta tejkalojnë afatin e fundit për votimin e buxhetit, gjë që do shkarkonte probleme të mëdha, si në ekzekutim të pagave, po ashtu edhe në projektet kapitale.

“Pa marr parasysh situatën delikate që ka prodhuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vlerësoi që buxheti duhet votur për faktin që jemi dëshmitar në vitin e kaluar që krijoi probleme të procesimit të pagesave.

Kadriaj, vlerëson që para Vitit të Ri, duhet te votohet buxheti që në vitin 2021 pa marrë parsysh se çka do ndodh me vendin nga ana politike, mos të i ngarkohet edhe mosmiratimi i buxhetit për faktin që edhe nëse shkojmë në zgjedhje, duhet të kemi buxhet të konsoliduar për të ndarë për zgjedhje.

Sipas tij, buxheti i miratuar tani, nuk do të paraqiste probleme për qeverinë e ardhshme, pasi i njëjti mund të ri-shqytrohet pastaj.

Ndërsa, njohësi i ekonomisë, Jakup Bellaqa, për Syri.net Kosova, thotë se buxheti duhet miratuar para zgjedhjeve,

“Realisht buxheti do të duhej të ishte i miratuar në ketë vit, por pas kësaj situate me siguri do të vonohet për miratim siç, ka ndodhur me buxhetin e miratuar po të këtij viti, por më mirë do të ishte që të miratoheh buxheti dhe të shkohet në zgjedhje sepse pasojat do të jenë të medha pas zgjedhjeve sepse për qeverinë e re do të ishte një sfidë kogja e madhe

Sipas tij, me rëndësi do të ishte që buxheti i miratuar nuk do të duhej të jetë vetëm buxhet kosumues.

 Do të duhej te jetë buxhet zhvillimor  ku do të mbeshteteshin politikat sociale dhe sektori privat, ne veqanti ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, ka vlerësuar se nuk duhet të shkohet në zgjedhje, para së të miratohet buxheti i vitit 2021, pasi që në rast të prolongimit të procesit zgjedhor, atëherë do të kishim kolaps financiar në vend.

“Politizimi i skajshëm i proceseve të rëndësishme në Kosovë dhe efektetet negative të pandemisë Covid19 në Kosovë, e kanë sjellë Kosovën para sfidave të shumta të natyrës politke, ekonomike, sociale e intergruese, e në veqanti e karkterizon jo stabiliteti politik i cili i vërtetues edhe nga Kushtetuesja me vendimin e mbrëmshit”, tha ai.

 

Ndryshe, marsi i 2021, është koha përfundimtare e lejuar për shpenzim të buxhetit dhe nuk ka asnjë instrument tjetër ligjor që ndarjet buxhetore të shtyhen më shumë se tre muaj, pra jo më vonë se data 31 mars 2020.

Pas kësaj date, Kosova futet në krizë buxhetore, pasi asnjë organizatë buxhetore ose autoritet tjetër publik, nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco