'170 milionët nga 10% e Trustit dhe ardhja e diasporës, infuzion i mirë në këtë vit mbijetese'

'170 milionët nga 10% e Trustit dhe ardhja e diasporës, infuzion i mirë në këtë vit mbijetese'

19:14, 21/12/2020

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se afër 170 milionë euro do u deponohen qytetarëve nga tërheqja e 10% të Trustit.

Këto mjete dhe ato që do vijnë nga ardhja e diasporës, ai i sheh si infuzion të mirë për ekonominë e vendit në këtë vit mbijetese, shkruan Syri.net Kosova.

E siç dihet sot ka filluar ekzekutimi i pagesave për 10% nga Trusti, ku qytetarët e kanë pritur si një hap pozitiv ndaj tyre.

Derisa tash kur jemi në prag të festave të fundvitit, vetëm gjatë këtij vikendi, në Kosovë kanë arritur sipas policisë mbi 56 mijë qytetarë.

Lexoni postimin e plotë:

170 milione euro, eshte shuma e perafert e mjeteve qe do te deponohen ne llogarite bankare te qytetareve, brenda kesaj...

Posted by Berat Rukiqi on Monday, December 21, 2020

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco