Përfundimtare, Trusti sot fillon ekzekutimin e pagesave të 10 përqindëshit për gjysmën e aplikuesve

Përfundimtare, Trusti sot fillon ekzekutimin e pagesave të 10 përqindëshit për gjysmën e aplikuesve

13:48, 21/12/2020

Fondi Pensional i Kosovës ka njoftuar se sot do të fillojë ekzekutimi i pagesave të 10 për qindëshit për personat që kanë aplikuar më datën 11 dhjetor.

Sipas njoftimit pas dërgimit të mjeteve në banka, presin që pagesat të dalin në llogari të përfituesve brenda 24 orëve.

“Për informim, më 11 dhjetor kanë aplikuar 219,729 kontribuues dhe për ta do të shpaguhen rreth 112.2 milionë euro. Ndërsa nesër, më 22 dhjetor, do të ekzekutohen pagesat për aplikimet e realizuara prej 12 deri 17 dhjetor 2020. Edhe ato presim të dalin në llogari brenda 24 orëve të tjera. Këtu përfitues janë 137,543 kontribuues me rreth 58.3 milionë euro”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, shuma totale e aplikimeve në 7-ditëshin e parë, prej 170.5 milionë euro, është e përbërë nga: kontributet në masën 137.7 milionë euro dhe fitimet nga investimet në vlerë 32.8 milionë euro.

“Vëmendje: Lusim të gjithë kontribuuesit që t’i përmbahen udhëzimeve të dhëna nga bankat, që për tërheqjen e mjeteve t’i përdorin kartelat bankare ose pagesat përmes e-banking dhe të shmangin vizitat fizike nëpër banka”, thuhet tutje në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco