Kosova rrezikon të humbë mbi 319 milionë euro nga mosmarrëveshjet

Kosova rrezikon të humbë mbi 319 milionë euro nga mosmarrëveshjet

16:58, 19/12/2020 Nga B.T.

Shteti i Kosovë, pritet të vazhdoi luftën për  zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare  për mbrojtjen e rreth 319 milionë eurove në gjykatat e arbitrazhit, pas  padive nga gjashtë kompani  të ndryshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Por deri tash shteti i Kosovës  nuk ka humbur asnjë rast në gjykatat e arbitrazhit, derisa  pritet që këtë luftë ta fitoi edhe në këto gjashtë raste ku kompanitë po kërkojnë nga shteti i Kosovës 319 milionë euro.

Në gjykatat e arbitrashit    ka bërë padi Mabco për rastin e njohur si Grandi e cila  kërkon 6 milionë euro. 

Po ashtu edhe kompani Devolli në rastin ARKEP e cila këron 13 milionë euro.

Pastaj Iute Credit rasti BQK-së e cila kërkon 35 milionë euro, 

Kompani Victory, rasti pompave të INA-s dhe hotel Victory e cila kërkon 55 milionë.

Derisa kompania Fox Marbel në rastin e minierës  së granitit kërkon  190 milionë euro.

E fundit është kompania Countur Global  për rastin Kosova e cila kërkon 20 milionë euro.

Pra vlera financiar e e kërkuar nga këto kompani është 319 milionë euro.

Derisa pesë kompanitë e para  janë ankuar në Gjykat%n e Arbitazhit në Paris të Francës, kjo e fundit  ka bërë padi në Gjykatën e Arbitrazhit në Amerikë.

Avokatura Shtetërore  e cila përfaqëson Qeverinë e Kosovës

Sami Istrefi, avokat i përgjithshëm Shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, tha për "Syri.net", se  Kosova është paditur nga 6 kompani të ndryshme në arbitrahzin ndërkombëtar e të cilat janë aktive dhe të regjistruara nga aribtrazhi ndërkombëtar.

Sipas tij është spekuluar shumë se Kosova ka humbur raste të mëdha në arbitrazhin ndërkombëtar, por në fakt Kosova  nuk e ka humbur asnjë rast në arbitrazhin ndërkombëtar.

Derisa rasti i njohur i Telekomit ishte i veçant ndaj asaj kompanie pa përfshirë Republikën e Kosovës.

Këto gjasht rastet aktive janë të regjistruara  me emrin Republika e Kosovës.

Ai tregoi se janë në fazën procedurale dhe faza e parë  me Mabco është në proces të seancave dhe tash presim të nisin seancat për shqyrtim sa i përket kësaj çështjeje.

Ndërsa Devolli, Iute Credit, Victory,  Countur Global janë në fazën procedurale, pasi që duhet të zhvillohen procedurat e prokurimit për zgjedhjen e këshilltarëve apo kompanive ligjore për të përfaqësuar Repubulikën e Kosovës në ato institucione për shkak se as Avokatura e Shtetit e asnjë instsitucion nuk ka kapacitete të nevojshme që mund ti mbroj interesat e Republikës së Kosovës në këtë insitucion ndërkombëtar.

Një praktik të tillë nuk  e ka vetëm Kosova, por edhe vendet e tjera të BE-së, pasiqë është specifik e veçantë dhe duhet specializim i veçantë të trajtimit të çështjes apo mbrojtes në këtë institutcion.

E për rastin Fox Marbel, Avokatura Shtetërore ka bërë menjëherë përgjigje në padi dhe  janë marr të gjitha procedurat ku gjatë vlerësimit të kësaj çështje është vërejt nga Avokai i përgjithshëm se kjo lëndë  duhet të trajtohet edhe nga organi i akuzës.

Avokati i përgjithshëm Shtetëror, tregoi  se kanë dërguar rastin tek prokurori i shtetit dhe  presin ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme sa i përket kësaj çështjeje.

Avokati Sami Istrefi, tregoi se kanë kërkuar edhe nga ministri i Tregtisë e Industrisë që të bëhet ndryshim plotësimi i Ligjit për Investime të Huaja pasiqë neni 16  e dëmton shumë shtetin e Kosovës dhe të gjithë operatorëve ekonomik i jep mundësi që të gjithë operatorëve ekonomik vetë me pasaport  të huaj dhe me një procedur të lehtë mund ta padisin  shtetin e Kosovës në arbitrazhin ndërkombëtar.

"Nuk jemi për tu hequr  çështja e mosmarrëveshjeve në arbitrazh ndërkombëtar, por duhet të jetë një filtër i veçantë për këtë çështje dhe duhet të ketë një barazi edhe për investitorët lokal e ata ndërkombëtar", tha Istrefi.

Sipas tij me kët investitorët vendës jantë të goditur keq me këtë, sepse u jepet mundësia vetëm të huajve dhe ne kemi kërkuar plotësim ndyrhsimin që secila kompani që e dërgon Kosovën në arbitrazh të ketë arsye të forta dhe jo diskriminime.

Pritet të ndërmirret iniciativa e plotësim ndryshimit me qëllim që Kosova as më pak e as më shumë nuk do të kërkon infrastrukturë ligjore sesa vendet e BE-së.

Secila kërkesë padi e ka koston financiare dhe  vlera e tyre është e konsiderueshme. Fakti se ne do të përballemi me arbitrazh ndërkombëtar  tregon për këtë pa paragjykuar  vendimin e fitimit apo humjes së rasteve.

Mbetet të shihet sesi do të përfundojnë këto raste e të cilat mund të zgjasin dy vite të gjitha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco