Hoti e Bajrami takohen me përfaqësues të BQK-së dhe TRUST-it

Hoti e Bajrami takohen me përfaqësues të BQK-së dhe TRUST-it

07:44, 08/12/2020

Tashmë Kosova ka Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Ky Ligj pasi kaloi në Kuvendin e Kosovës, u dekretua edhe nga Zyra e Presidencës.

 

Pas dekretimit nga Presidenca, Ligji pritet të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe brenda 15 ditësh do të hyj në fuqi.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme do të diskutohet edhe mbi përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Sot është paralajmëruar një takim i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministres së Financave, Hykmete Bajrami me përfaqësues të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) dhe Trustit të Kursimeve Pensionale. Në këtë takim do të diskutohet mbi përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

 

Ky projektligj ka arritur të miratohet të premten me 72 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Për të kaluar ky projektligj, qeverisë ia siguroi vota Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të cilët propozuan katër amendamente.

Në këtë projektligj i cili u procedua nga qeveria që nga vera, është edhe rimbursimi nga Qeveria e Kosovës së 10-përqindëshit të mjeteve të tërhequra nga Fondi i Kursimeve Pensional-TRUST, për të gjithë ata që kanë më pak se 10 mijë euro.

Kujtojmë që ky projektligj më 11 nëntor nuk kishte arritur që të kalonte në lexim të dytë pasi që nuk kishte kuorum.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco