Qeveria ilegale ka hallin e zhvatjes, do thonë se s'mund të ndihmojnë qytetarët pa kaluar buxheti për vitin 2021

Qeveria ilegale ka hallin e zhvatjes, do thonë se s'mund të ndihmojnë qytetarët pa kaluar buxheti për vitin 2021

21:03, 07/12/2020

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendsoje, Hekuran Murati thotë se kur e morën qeverinë, u tha se nuk do ndihmohen qytetarët pa u miratuar rishikimi buxhetor, e faji iu la opozitës, shkruan Syri.net Kosova.

Pas miratimit të tij, u tha se nuk do ndihmohen qytetarët pa Ligjin për Rimëkëmbje e përsëri fajin ia lanë opozitës, shkruan Murati.

Me kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje, Murati aludon se arsyetimi do jetë i njejtë.

Ai thotë se tani do thonë se qytetarët nuk mund të ndihmohen pa kalimin e Buxhetit të vitit 2021, e përsëri do e fajsojnë opozitën.

Murati thotë se halli i tyre nuk është qytetari dhe ekonomia, por zgjatja e jetës së qeverisë ilegale dhe zhvatja.

Lexoni postimin e plotë:

Kur e morrën qeverinë, thanë se nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa u miratuar Rishikimi Buxhetor.
Thanë, fajin e ka opozita.

Kur u miratua Rishikimi Buxhetor, thanë se nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa u miratuar Ligji për Rimëkëmbje.
Thanë, fajin e ka opozita.

Tash që edhe Ligji për Rimëkëmbje kaloi, qëllojani se cili do të jetë arsyetimi i radhës!

Shënojeni diku se, TANI do të thonë që nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa kaluar Buxheti i vitit 2021.
Dhe përsëri do ta fajësojnë opozitën.

Pra kuptojeni, këta nuk e kanë hallin e qytetarëve dhe ekonomisë. Hallin e vet?m e kanë se si t’ia zgjasin jetën kësaj qeverie ilegale e të zhvasin sa më shumë.

Kur e morrën qeverinë, thanë se nuk do të mund t’u ndihmojnë qytetarëve pa u miratuar Rishikimi Buxhetor. Thanë, fajin...

Posted by Hekuran Murati on Monday, December 7, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco