Nesër Hoti së bashku me ministren Bajrami takohen me përfaqësuesit e BQK-së dhe Trustit

Nesër Hoti së bashku me ministren Bajrami takohen me përfaqësuesit e BQK-së dhe Trustit

18:23, 07/12/2020

Kryeministri Avdullah Hoti së  bashku me ministren e Financave Hykmete Bajrami, nesër do të takohet me përfaqësuesit e BQK-së dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, thuhet në një njoftim të Zyrës për Komunikim të Kryeministrisë.

Pas takimit Kryeministri bashkë me ministren e Ekonomisë, Hykmete Bajrami dhe krerët e BQK-së dhe Trustit të Kursimeve Pensionale, do të japin detaje për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Të gjithë së bashku nesër në ora 11:30 do të dalin në konferencë për media, për të bërë të ditur detajet se si do të implementohet ky ligj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco