Afera me rindërtimet/ Kërpaçi nga Kombinati: Ja si do zhvendosen banorët nga vendbanimi aktual

Afera me rindërtimet/ Kërpaçi nga Kombinati: Ja si do zhvendosen banorët nga vendbanimi aktual

17:40, 07/12/2020

Kryetarja e LSI-së Floida Kërpaçi, kapublikuar një analizë të plotë, ku pasqyrohen me fakte, se si banorët e zonës së Kombinatit në Tiranë, do të zhvendosen pa pëlqimin e tyre nga vendbanimi actual.

Në postimin e saj në Facebook, Kërpaçi, thekson se rindërtimi shtyhet për vitin 2023 dhe në këto troje do lulëzojnë miqtë e punëmbaruarit të Rilindjes, ku vlera për 1 metër katror rindërtim, u dilka edhe më e lartë se vlera që operatorët e ndërtimit zakonisht ndërtojnë.

Postimi i plotë i Floida Kërpaçit:

Ju ftoj të lexoni këtë analizë shumë të plotë, ku do të gjeni të pasqyruar me fakte edhe skandalin që kemi denoncuar me forcë, se si banorët e zonës së Kombinatit në Tiranë, do të zhvendosen pa pëlqimin e tyre nga vendbanimi aktual, që aty të lulëzojnë miqtë.

Jo vetëm që rindërtimi shtyhet për vitin 2023, ndërkohë që kryeaktori i gënjeshtrave premtoi futjen në shtëpitë e reja sa më parë; por punëmbaruarit e Rilindjes paskan gjetur një marifet, ku vlera për 1 metër katror rindërtim, u dilka edhe më e lartë se vlera që operatorët e ndërtimit zakonisht ndërtojnë!

Ndërsa këto punët e aferave me rindërtimin duhet ti shohë mirë drejtësia, sepse i shtohen pirgut të veprimeve antiligjore në keqqeverisje që do të zëri poshtë të gjithë "Rilindasit", unë vijoj ti bëj thirrje banorëve të Kombinatit dhe të zonave që presin rindërtimin: Mos pranoni të largoheni nga pronat tuaja thjesht me një premtim që mund të rezultojë mashtrimi i radhës; kërkoni kontratë 'e zeza mbi të bardhë' me shtetin, sepse ajo do të jetë garancia e vetme ndaj një të papërgjegjshmi që sot shtyu afatin e rindërtimit, por nesër mund edhe ta anullojë fare si proçes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco